Lajme
Vozitësve të rinj mund t’iu ndalohet që të vozisin natën
Një në pesë vozitës përfshihet në aksidente

Në Britani të Madhe mund të vijë një sistem i ri ku vozitësve të rinj mund t’iu ndalohet që të vozisin natën, sipas Departamentit për Transport të këtij vendi.
Ky vendim vjen pas disa statistikave të fundit të cilat tregojnë që një në pesë vozitës përfshihen në aksidente brenda një viti sa e kanë marrë lejen e vozitjes.
Përpos kësaj, ky departament ka thënë që sipas këtij sistemi, mund të ketë edhe kufizime të tjera siç janë një periudhë minimum e të mësuarit, dhe të mos vozitësh me pasagjerë deri në një moshë të caktuar.
Mirëpo, ata nuk kanë thënë se sa mund të zgjasin këto masa pasi dikush ta ketë kaluar testin e vozitjes, njofton BBC.
Të premten e javës së kaluar ata e kanë prezantuar Planin e Aksionit për Siguri Rrugore, dhe po shpresojnë që ky sistem të funksionojë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, një zëdhënëse e këtij departamenti ka thënë që hulumtimet se si kjo skemë mund të vihet në praktikë dhe detajet e tjera do të jenë në dispozicion deri më 2020.
Sidoqoftë, shumë vozitës të rinj janë shprehur skeptikë sa iu përket këtyre risive, pasi që thonë se kanë nevojë që për arsye të ndryshme të vozisin natën, qoftë për të shkuar në shtëpi, në punë apo diku tjetër.
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër