Kosova
Vritet një 43-vjeçar në Krushë të Vogël
Aty theksohet se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. Ndërsa disa media lokale raportojnë se bëhet fjalë për 43-vjeçari Milit Shehu, i cili ka qenë veteran i luftës.
Policia e Kosovës njofton se një person është vrarë në një pompe të karburanteve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në fshatin Krushë të Vogël. Policia thotë se ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as kush ka mundur ta ketë kryer vrasjen.
“Rreth orës 06:30 minuta, Policia e Prizrenit e ka pranuar një informacion që bënte të ditur se një person ishte gjetur i shtrirë në rrugë pranë një pompe te karburanteve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Krushë të Vogël. Njësite relevante policore po merren me hetimin e rastit. Zyrtarët e emergjencës që ishin në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aty theksohet se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. Ndërsa disa media lokale raportojnë se bëhet fjalë për 43-vjeçari Milit Shehu, i cili ka qenë veteran i luftës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













