CH-Ballkani
Vuçiç: Nga 1 janari 2023, nga Beogradi në Tiranë, pa asnjë ndalesë në kufi
“Ne do të japim maksimumin, të ndërtojmë besimin e ndërsjellë, që të sjellim rezultate dhe po i bëmë këto, më 1 janar 2023 s’do të kemi kufij, do të niseni nga Beogradi në Tiranë dhe s’do të keni ndalesë”, u shpreh Vuçiç
Nga Forumi ekonomik për bashkëpunimin rajonal presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se me këtë nismë vendet synojnë të shohin nga e ardhmja dhe të lënë pas të shkuarën.
Vuçiç tha se kjo nismë e quajtur Open Balkan, nuk ka asgjë të fshehtë siç mund të përflitet, po ka në fokus zhvillimin në shumë aspekte të të gjithë vendeve që do të përfshihen aty.
Kur e nisëm këtë nismë, të treve na u duk një gjë e mirë që do t’i ndryshojë gjërat në Ballkan, për gjërat që i gjenim mangësi dhe gjenim arsye për mosmarrëveshje, Shqipëria dhe Serbia nuk kanë marrëdhënie aq të afërta, por vendosëm të shohim nga e ardhmja dhe të mendojmë se dhe duhet t’u lëmë diçka atyre që vijnë pas nesh, fëmijëve tanë, kemi zhvilluar një besim të sinqertë mes nesh, në kuptimin drejt zhvillimit, drejt BE, por nuk jemi torollak e naivë të mendojmë se dikush do të punojë në të mirën tonë, prandaj duhet të dëshmojmë që vendosim vetë për veten dhe të përmirësojmë që të mos presim që diku, dikush do na udhëzojë dhe do punojë për ne”, është shprehur Vuçiç, duke shtuar: “Pra duhet të punojmë vetë, dje shumë thjesht dhe shumë lehtë arritëm marrëveshje, çfarë propozoi Rama e Zaev, e pranuam dhe anasjelltas.
Propozimi është për interesin e përbashkët pa asgjë të fshehtë, thuhet që Serbia fiton më shumë nga kjo, po s’është e vërtetë.
Lëvizja e lirë, për shembull, është e mirë për të gjithë. Mallrat, kamionët, do keni 6-9 për qind shpenzime më të ulëta se nuk ka ndalesë, në kufij dhe kjo nuk është e thjeshtë për t’u bërë, tani duhet te shohim qasjet ne lidhje me tvsh, por ky është shpëtimi për ekonomitë tona.
Tani si do tërheqim investitorë të mëdhenj, nëse nuk i bëjmë këto gjëra, mund të hapim fabrika në Kukës, Maqedoni, Serbi.
Ne do të japim maksimumin, të ndërtojmë besimin e ndërsjellë, që të sjellim rezultate dhe po i bëmë këto më 1 janar 2023 s’do kemi kufij do niseni nga Beogradi në Tiranë dhe s’do keni ndalesë. Kur të futemi në në sistem të vetëm do kemi skedën e krimit cilët janë ata që janë të rrezikshëm. E fundit, kemi fol me përfaqësuesit e odave ekonomike, për një iniciativë që të ketë lirime për transporte për trenat, rrugë, hotele, që nëse jeni nga këto tri vende, të keni lirim prej 3-5 apo 10 për qind, që njerëzit të thonë kurseva disa lekë.
Ata që shkojnë në Shqipëri, për shembull, për plazh, ja dhe ne kemi dobi, se kursejmë, kjo është çfarë duam. Tani do shohim nëse jemi në nivelin e duhur për këtë gjë. Duhet të lëmë anash marrëdhëniet jolojale, duhet të përcaktojmë të ardhmen tonë”, deklaroi Vuçiç.
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme












