Lajme
Vuçiq “ultimatum” NATO-s: Presim 24 orë që të reagojë

Në një deklaratë të fundit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar sërish ndaj zhvillimeve në Kosovë. Vuçiq, i cituar nga mediat në Kosovë, është shprehur se Serbia nuk ka hyrë ende në territor, sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj “nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë”, transmeton albinfo.ch.
“Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme”, tha kreu i shtetit serb, por ai bëri dhe një paralajmërim. “Ne presim që NATO-ja të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Reagimi i tij erdhi pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri të ditur se kishte diskutuar me kryeministrin Albin Kurti dhe me Vuçiçin vetë lidhur me situatën në veri. Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg theksonte se është e një rëndësie kyçe që Prishtina dhe Beogradi t`i rikthehen dialogut.
“Kam biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për nevojën e shtensionimit të situatës në veri të Kosovës. Është jetike që të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina, të përmbahen dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i NATO-s dhe i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg.
Vendosja e reciprocitetit të targave të automjeteve nga Serbia në Kosovë shkaktoi reagimin e ashpër të serbëve lokalë që kanë bllokuar prej një jave tashme pikat e kalimit kufitar të Jarinjës dhe Bërnjakut, e kanë vendosur barrikada nëpër rrugë.
E-Diaspora
-
Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis Po kultivonte kanabis në banesë...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Eda Vllaco, pianistja shqiptare me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare
-
Spitali i Badenit, ku është vendosur kosovari i plagosur, mbrohet nga policia
-
Aferdita Gashi – Mbi 50 medalje dhe një zemër që sfidon kufijtë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një 19-vjeçar që po planifikonte të kryente sulm terrorist Planifikonte të kryente sulm terrorist, policia arreston 19 vjeçarin në Zvicër...
-
A mund të goditet edhe Zvicra nga një ndërprerje masive e energjisë?
-
Pasaporta zvicerane është ‘dokumenti më i bukur i identitetit në botë’
-
A ju lejohet ushtarëve zviceranë të mbajnë armë në shtëpi?
-
Kredi me franga, shtëpi në Francë, pronarët mund të ankohen