Kosova
Vuçiq e Zaev merren vesh për tejkalimin e krizës me dialog
Në komunikatë e përbashkët për media, Zaev dhe Vuçiq thonë se janë pajtuar se “pavarësisht raporteve për çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkërisht do të luftojnë për ballafaqimin, por edhe për avancimin e relacioneve miqësore mes dy popujve
Mosmarrëveshjet ndërmjet Shkupit dhe Beogradit, që janë thelluar së fundi pas tërheqjes së stafit diplomatik serbe nga Maqedonia, pritet të zgjidhen përmes dialogut. Kështu janë marrë vesh sot nëpërmjet një bisede telefonike kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka shfaqur shpresën se Serbia dhe Maqedonia do të gjejnë zgjidhje paqësore për çështjen kontestuese.
Në komunikatë e përbashkët për media, Zaev dhe Vuçiq thonë se janë pajtuar që, “pavarësisht raporteve për çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkërisht do të luftojmë për ballafaqimin, por edhe për avancimin e relacioneve miqësore mes popujve dhe qytetarëve të këtyre dy vendeve”.
“Maqedonia dhe Serbia, në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe në bazë të vullnetit të mirë do t’i mbrojnë interesat dhe të drejtat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të territoreve të tyre”, thuhet në komunikatën e përbashkët, transmeton RTK.
Biseda felefonike mes Zaevit dhe Vuçiqit erdhi pas acarimit te raporteve mes këtyre dy vendeve dhe tërheqjes së personelit nga ambasada në Shkup.
Ndërkohe, Bashkimi Evropian ka shfaqur sot shpresën se Serbia dhe Maqedonia do të gjejnë zgjidhje paqësore për çështjen kontestuese. Zyrtarë të Komisionit Evropian thanë se incidenti diplomatik në Shkup është “çështje bilaterale e dy shteteve, të cilat Bashkimi Evropian është duke i përcjellë me kujdes”.
E presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se tërheqja e ambasadorëve të Serbisë nga Shkupi erdhi si pasojë e përkrahjes së planifikuar nga Maqedonia për Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksadnar Vuçiq u ka thënë gazetarëve se urdhri për tërheqjen e përfaqësuesve diplomatik të Serbisë nga Zyrat në Maqedoni erdhi pasi që ai “e din që Maqedonia ka vendosur ta përkrahë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











