Lajme
Vuçiq: Të gjithë e duan Kosovën të pavarur
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur bisedimet për Kosovën dhe se ai pret angazhim edhe më të fuqishëm të amerikanëve në këtë çështje.
Duke folur për negociatat midis Kosovës dhe Serisë, të cilat do të vazhdojnë të enjten në Bruksel në nivel ekspertësh, Vuçiq tha për Radio-Televizionin e Serbisë se “hapësira e Serbisë për manovrim do të zvogëlohet”.
“Ne nuk iu kundërvihemi shqiptarëve atje. Është njësoj sikur të flisni me shqiptarët, ose me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ata mendojnë njësoj dhe të gjithë e duan Kosovën e pavarur”, tha Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
“Në një moment do të jemi nën presion, por ma lini mua, unë jam veteran politik, e di se cilat janë pasojat për mua, por do ta mbroj vendin, jo veten time”, tha ai.
Javën e kaluar, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, janë takuar në Bruksel me ndërmejtësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së.
Ka qenë ky takimi i parë i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë qysh në fund të vitit 2018.
Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve janë ndërprerë për 20 muaj, për shkak të një takse që u ka vënë Kosova prodhimeve të importura nga Serbia.
Taksa, ndërkohë, është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr me ardhjen e Hotit në pushtet, në fillim të qershorit, për t’i hapur rrugë, siç është thënë, vazhdimit të dialogut.
Një takim midis Kosovës dhe Serbisë, i paraparë të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në fund të qershorit, nën organizimin e të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk është mbajtur, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhej të merrte pjesë në atë takim.
Grenell ka paralajmëruar organizimin e një takimi tjetër të ngjashëm, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














