Lajme
Vuçiq zbulon planin serb për ta marrë Veriun dhe Anamoravën
Gjithashtu tregon se si një apo disa shtete të fuqishme evropiane qëndronin pas vendimit për vendosjene taksës kundër mallrave serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, në një prononcim për media kishte thënë se nga takimet që kishte pasur në Gjermani, kishte kuptuar që Ramush Haradinaj nuk e kishte vendosur taksën vetë dhe se dikush nga ndërkombëtarët ishte i përfshirë dhe po i qëndronte mbrapa, shkruan Gazeta Express.
Lidhur me këtë çështje kishte thënë se do të fliste më vonë dhe do të zbulonte detaje. E kur s’ka kaluar as një javë, Vuçiq ka filluar të shpalosë detajet e para.
Në një intervistë për ‘Tv Happy’, ai ka aluduar në një shtet të fuqishëm evropian që, sipas tij, ka vendosur taksën me synimin për të larguar Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshje finale kompromisi ishte gati.
Siç ka shpjeguar ai, si pjesë e kompromisit planifikohej që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë ishte pamundësuar nga zhvillimet pas vendosjes së taksës.
“Amerikanë kanë kundërshtuar më zëshëm sesa evropianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive evropiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra, për të çuar poshtë ndonjë plan, nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiq.
Ai thotë se fillimisht nuk e kishte kuptuar një gjë të tillë, por se tashmë di gjithçka.
“E kam kuptuar më vonë. Tashmë di gjithçka. Kush ua ka kërkuar, kush iu ka thënë. Sigurisht, një fuqi e rëndësishme nga jashtë”, ka potencuar Vuçiq.
Ndërkohë tashmë presidenti serb thotë se pas humbjes së një mundësie të tillë, nuk do të marrë përgjegjësitë në rast se ndodh ndonjë ‘katastrofë’ në të ardhmen, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














