Kosova
Vujanoviq: Demarkacioni për ne ka përfunduar
“Sa i takon ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Kosovën, ne kemi përcaktuar qëndrimin tonë shtetëror. Kjo marrëveshje është e mbyllur"
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka përsëritur se për ta çështja e demarkacionit është temë e mbyllur. Në takim me presidentin shqiptar Ilir Meta, Vujanoviq ka thënë se me durim po presin që këtë çështje ta zgjidhë Kosova, transmeton albinfo.ch.
“Sa i takon ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Kosovën, ne kemi përcaktuar qëndrimin tonë shtetëror. Kjo marrëveshje është e mbyllur. Pas një komunikimi të mirë mes dy qeverive është nënshkruar në Vjenë, është ratifikuar në Mal të Zi. Brukseli ratifikimin e kësaj marrëveshjeje e ka vendosur kusht për vizat e Kosovës. Duam që të liberalizohen sa më parë vizat dhe këto probleme në Kosovë të zgjidhen sa më parë dhe sa më mirë” ka thënë Vujanoviq.
Për këtë çështje ka folur edhe presidenti Meta, i cili tha se dëshirojnë të shohin një vullnet të plotë në Kosovë mes gjithë faktorëve për të ecur përpara në këtë çështje. “Është në interes të dy vendeve, por në mënyrë të veçantë në interes të Kosovës, që për fat të keq, zgjidhjen e kësaj çështjeje e ka të kushtëzuar dhe me liberalizimin e vizave të BE-së,” ka thënë Meta.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Rianit të vogël “Me dhembje të madhe ju njoftojmë se familja Rahimi-Hyda po përballet me një ngjarje tepër të... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Rianit të vogël “Me dhembje të madhe ju njoftojmë se familja Rahimi-Hyda po përballet me një ngjarje tepër të... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












