Kosova
VV: Drejtësia në Kosovë është në kolaps
Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se Kosova dhe drejtësia e saj janë kapur në të gjitha segmentet.
Deputet e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca kan folur për siç kanë thënë kapjen dhe kolapsin në sistemin e drejtësisë.
Duke përmendur rastin e arratisjes së prokurorit special Elez Blakaj dhe letrën e tij pas largimit, Lëvizja ripërsëritise sistemi i drejtësisë është i kapur në të gjitha segmentet e tij.
Deputetja Haxhiu shpërfaqi absurditetin e kërkesës së kryeprokurorit Lumnezi ndaj Blakajt për të mos e thirrur për dëshmi kryeparlamentarin Veseli, meqë ky i fundit, sipas tij, ka imunitet.
Ndërsa Konjufca ka thënë se është shqetësuese natyra kërcënuese e fjalorit të kryeministrit si përgjigje në media ndaj aktakuzës së përpiluar nga Blakaj dhe kompromentimin e kryeprokurorit përmes takimeve të tij private me të dyshuarit.
Konjifca ka thënë se se bëhet fjalë jo vetëm për këtë çeshtje, por edhe për çeshtje të tjera të mëdha si afera “Pronto”.
“Fjalori i përdorur i kryeminstrit ndaj prokurorit Blakaj tregon se vetë ai është I përfshirë në çdo gjë që ka ndodhë me listat e veteranëve. Të gjitha faktet çojnë në përfundimin se për falsifikimin dhe fryrjen massive të listave të veteranëve ka asë një marrëveshje liderësh dhe pushtetarësh”, tha ai.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












