Kosova
Pritet takim koordinues VV – LDK për taksën 100%
Partnerët e koalicionit do të takohen brenda pak ditëve
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sot, në cilësinë e përfaqësueses së LDK-së si partner i koalicionit qeverisës me VV-në, ka thënë se konkretizimi i marrëveshjes së këtyre dy subjekteve për çështjen e tarifës 100%, është çështje ditësh.
Ajo është shprehur para gazetarëve se brenda dy apo tre ditëve të ardhshme do të zhvillohet takim koordinues mes LDK-së e VV-së për të marrë hapat e mëtejshëm rreth tarifës së vendosur ndaj mallrave serbe.
”Sa i përket konkretizmit të asaj marrëveshjeje dhe hapave që do të vijnë në ndërkohë, këto dy-tre ditë do të kemi takim koordinues dhe do të vendosen të gjithë hapat, qoftë nga aspekti kohor apo përmbajtjesor, lidhur me zbatimin e asaj marrëveshjeje që ka të bëjë me tarifën”, përcjell albinfo.ch.
”Pra, brenda pak ditësh do të jemi në gjendje për të zhvilluar takimin. Siç e kam potencuar, këtë përgjigjie s’po e jap në emër të Kuvendit, por si partner i koalicionit qeverisës, sepse ajo ështje çështje e Qeverisë së Kosovës dhe dy partive që janë pjesë e asaj qeverie”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











