Kosova
VV: Vdekjet në vendet e punës janë bërë shqetësuese
Vetëvendosje thotë se vendi i punës në përgjithësi dhe punishtet e ndërtimit në veçanti po i ngjajnë gjithnjë e më shumë një kantieri skllevërish.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas lajmit për vdekjen e një punëtori në ndërtimtari. Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ky problem tani është bërë tejet shqetësues në vendin tonë.
“Vdekjet e punëtorëve në vendin e punës janë bërë të zakonshme, ndërsa, mbajtja e përgjegjësive dhe dënimet për fajtorët respektivë mbeten raste të rralla, aksidentale dhe jashtë të zakonshmes”, thuhet në reagimin e VV-së.
Kjo parti ka përmendur edhe problematikën e sektorit privat për të gjetur punëtorë.
“Njerëzit në Kosovë pos që e kanë humbur shpesën për të gjetur një vend pune, ata janë para zgjedhjesh: nëse do punë do të punosh me orar të stërzgjatur, pa kontratë, pa siguri dhe me pagë të ulëta. Vetëm problemi i mbijetesës mund të shtyjë drejt kësaj pune. Kjo nuk është mundësi për zgjedhje. Derisa nuk ka përmirësim të kushteve, ky është kërcënim kolektiv. Jo vetëm papunësia, por edhe puna është një problem që kërkon zgjidhje. Qytetarët nuk duan vetëm punë, por punë me dinjitet”, theksohet në reagim.
Vetëvendosje thotë se vendi i punës në përgjithësi dhe punishtet e ndërtimit në veçanti po i ngjajnë gjithnjë e më shumë një kantieri skllevërish.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














