Portrete të firmave
Western Union flet shqip edhe në Winthertur, nëpërmjet UFC-së
Sabit Beka është njëri prej menaxherëve të UFC-së. Ai drejton agjencinë në Winterthur, në Zurcherstrasse 76, një adresë emblematike, e frekuentuar dendur që nga viti 1995 prej shqiptarëve banorë të asaj zone. Winterthuri është qyteti i gjashtë më i madh në Zvicër për nga popullsia
Union of Financial Corners SA, ose shkurt UFC, është krijuar në Gjenevë në vitin 2005 dhe manaxhohet prej fillimeve të saj nga drejtues me origjinë shqiptare. Kompania, njësoj si edhe SBB/CFF përfaqëson Western Unionin në Zvicër, duke ofruar shërbimet e saj nëpërmjet një rrjeti prej rreth 150 agjencive.
Platforma albinfo.ch në serinë e prezantimeve të pikave të Union of Financial Corners SA UFC në Zvicër, ka zgjedhur zyrën në Winterthur, të cilën e menaxhon Sabit Beka që nga viti 1995. Sot do të flasim shqip edhe me Sabit Beken, i cili është me origjinë nga Prishtina.
albinfo.ch: Z. Beka, prej sa kohësh bashkëpunoni me UFC-në ?
Sabit Beka: Prej vitit 2011 jam edhe unë pjesë e UFC-së. Që nga viti 1995 unë jam drejtpërdrejt i lidhur me klientët që vijnë rregullisht në këtë zyrë, ngase më parë në këtë agjenci kemi ofruar bileta udhëtimi, shërbim që vazhdojmë ta ofrojmë, porse më të reduktuar se më parë, meqenëse shërbimi online i biletarisë përbën tanimë shumicën e tregut.
albinfo.ch: Agjencia juaj në Winterthur është e njohur prej shqiptarëve të këtushëm. Çfarë shërbimesh ofroni?
Sabit Beka: Siç edhe ju thashë, në fillimish kemi ofruar biletari, çka na ka bërë të njihemi mes shqiptarëve, dikur. Shumica e agjencive si jona janë mbyllur prej kohësh, meqë biletaria tashmë ka migruar online. Ndërsa ne kemi rezistuar, duke shtuar edhe produkte të tjera, si dërgimin e parave me Wester Union, kreditë personale, këmbimin e parave dhe deri së fundmi edhe këmbimin e kriptovalutave. Jam krenar gjithesesi të them që ne jemi ndër të paktët që shërbejmë ende klientin e biletarisë që nuk preferon të blejë online, por që preferon të këshillohet prej nesh në agjenci për të zgjedhur mënyrën më të mirë e më te volitshme të udhëtimit, si edhe të paguajë me cash në agjenci dhe të jenë të sigurt. Siç e dini, viteve të fundit ka pasur mjaft raste mashtrimi nga agjenci të rrejshme, të cilat kanë lënë mërgimtarët gjithandej në aeroporte për fat të keq.
albinfo.ch: Cila është klientela juaj?
Ka shumë klientë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore, nga Shqipëria, të cilët dërgojnë në bazë mujore para me Western Union, por edhe këshillohen me ne për shërbime të tjera. Për shembull, ne ofrojmë kursin më të mirë që ekziston në Winterthur për këmbimin e monedhës. Para udhëtimit në vendlindje, shumica e klientelës tonë këmben frangat në euro etj. Ne u garantojmë klientëve tanë besnikë pa diskutim kursin më të mirë që ata mund të gjejnë në Zvicër ose në vendlindje.
Natyrisht duke qenë se flasin të njëjtën gjuhë, klientët shqiptarë janë ata që frekuentojnë më shpesh agjencinë tonë, porse levërdia e kursit të këmbimit që ofrojmë dhe siguria e shërbimit botëror të Western Union për dërgimin e parave, tërheq natyrshëm edhe kombësi të tjera.


Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Fiton kampionatin me PSV Eindhoven Ajo shënoi golin e saj të 13-të të sezonit në minutën e 3-të për ta bërë... -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore














