Autotech

Whatsapp, Instagram e Messenger, të integruara në një

Rrjeti social Facebook planifikon të bëjë bashkë aplikacionet Instagram, WhatsApp, dhe Facebook Messenger, që shërbejnë për dërgimin e mesazheve.

Facebook planifikon të integrojë shërbimet e mesazheve WhatsApp, Instagram dhe Messenger. Ideja është e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ndërsa aplikacionet e integruara do të mundësojnë që përdoruesi i Facebook-ut të mund të komunikojnë me dikë që ka llogari vetëm në WhatsApp.

Kjo është ende e pamundur, shkaku se këto aplikacione nuk kanë një kod burimi të përbashkët. Megjithatë, kompania Facebook thotë se tashmë ka filluar punën në integrimin e tri elementeve, për të shtuar se projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit të ardhshëm.