Lajme
WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona nga viti i ardhshëm
Në telefonat inteligjentë me versione të sistemit operativ Android 4.0.3 dhe iOS 9, viti 2021 mund të sjellë surpriza të këqija, siç është ndalimi i përdorimit të “WhatsApp”-it.
Në fakt, përditësimet e aplikacioneve të mesazheve që vijnë me vitin e ri, nuk do të ishin në përputhje me telefonat e vjetër. Pra, qindra mijëra përdorues rrezikojnë ndërprerjen e shërbimit në botë.
Sipas informacioneve të para që qarkullojnë në rrjet, përditësimet e ardhshme të “Whatsapp”-it, nuk do të jenë në përputhje me “smartphone” si Samsung Galaxy S2, HTC Desire, Motorola Droid Razr, LG Optimus Black, Huawei Ascend P1 dhe P1 S.
I Sa i përket “Apple”, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në ”iPhone”-t e gjeneratës së katërt. Edhe ata me platformë “KaiOS” deri në versionin 2.5.1 si “JioPhone” dhe “JioPhone 2”, nuk do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionin, transmeton Lajmi.net, përcjell Albinfo.ch.
Kushtet e shërbimit për të gjithë do të ndryshojnë gjithashtu, duke filluar nga muaji shkurt: integrimi me Facebook do të rritet dhe ata me një profil biznesi në rrjetin social do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e mesazheve për të kriptuar mesazhet e klientëve dhe për të arkivuar bisedat.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













