Kosova
Wieland: Politikanët të mos japin afate për vizat
Pas takimit që ka pasur me grupin parlamentar të LDK-së, ai ka thënë se në Parlamentin Evropian nuk ka shkuar ndonjë dokument për t’u votuar për liberalizimin e vizave për Kosovë
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë që të mos japin afate kohore për liberalizimin e vizave.
Pas takimit që ka pasur me grupin parlamentar të LDK-së, ai ka thënë se në Parlamentin Evropian nuk ka shkuar ndonjë dokument për t’u votuar për liberalizimin e vizave për Kosovë.
Ndërsa, Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se mbajtja e ministrave me aktakuza në Qeveri nga kryeministri Haradinaj është një sinjal i gabuar, që po i dërgohet BE-së për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Për deklaratën e kancelares Angel Merkel, që bëri në takimin me presidentin Hashim Thaçin, për luftimin e korrupsionit, Hoti tha se po thellohet mungesa e gatishmërisë së Qeverisë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.“Derisa nuk ka evidencë të mjaftueshme, kredibile, është e vështirë të marrim rezultate pozitive”, ka thënë Hoti.
Wieland është pritur edhe nga kryeministri Haradinaj i cili ka kërkuar mbështetjen nga Parlamenti Evropian. Haradinaj ka thënë se presin sa më shpejt që qytetarët të marrin lajmin e drejtë dhe të merituar për liberalizimin e vizave.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane












