Kultura
Gjykata ndalon që “Winnetou” i Nik Xhelilajt të mbajë emrin “Winnetou”!
«Winnetou» i RTL-it, sipas gjykatës «nuk ka të bëjë pothuaj asgjë me origjinalin» të cilit i referohet, gjegjësisht me romanet e njohura të autorit gjerman Karl May
Pak muaj më parë pati filluar xhirimet një version i ri të filmit klasik aventurier «Winnetou» të njohur për aktrimin në rolin kryesor të aktorit Pierre Brice. Këtë rol, i pari pas vdekjes së Brice, e luan në këtë version, aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj.
Por, Xhelilaj si dhe i gjithë ekipi i serisë së filmave që është prodhim i televizionit RTL, po përballen me nje problem serioz. Një gjykatë, ajo e Landit në Nürnberg-Fürth (landi i Bavarisë) ka shpallur një vendim me të cilin producentëve u ndalohet shpërndarja e filmit me këtë titull, shkruan spiegel.de. Arsyeja është se «Winnetou» i RTL-it, sipas gjykatës «nuk ka të bëjë pothuaj asgjë me origjinalin» të cilit i referohet, gjegjësisht me romanet e njohura të autorit gjerman të shekullit XIX, Karl May.
Firma që e bën produksionin, «Rat Pack Film Production» ka dashur që filmat mbi bazën e Winnetous t`i distribuojë me titujt e romaneve të njohura të Karl May-t si «Winnetou dhe Old Shaterhand», «Winnetou dhe thesari në Liqenin e argjendtë» dhe «Vdekja e Winnetou-s». Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankesë botuesi i veprave të Karl May-t nga Bambergu dhe ka pasur sukses me ankesën e tij, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se në skenarët e filmave, ngjarja ndryshon shumë nga baza në romanet e autorit.
Në filmat e prodhuar deri tash me aktorët Wotan Wilke Möhring (Old Shatterhand) dhe Nik Xhelilaj (Winnetou) mungojnë motivet qendrore nga librat me të njëjtin emër, akuzon botuesi. Për këtë arsye ai në ankesën e tij i është referuar të drejtës mbi mbrojtjen e titullit. Dhe, sipas vendimit të gjykatës, filmat që kanë fare pak ose aspak të bëjnë me romanet e Karl May-t nuk lejohet që të emetohen me këta tituj, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, vendimi gjyqesor ende nuk është i plotfuqishëm.
«Rat Pack Film Production» dhe as RTL nuk kanë dashur të komentojnë vendimin e gjykatës.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













