E-Diaspora
WIZZ AIR: Vjena lidhet me 20 destinacione të reja
Aeroporti i Vjenës do zgjerojë fluturimet me 20 destinacione të reja nga Low-Cost-Airline Wizz Air, shkruan albinfo.ch. Ky do jetë një lehtësim edhe për diasporën shqiptare.
Wizz Air së pari do zgjerojë fluturimet drejt aeroportëve të Billund (Danimarkë), Bergen (Norvegji), Malmö (Suedi) dhe Rekjavik (Island) prej Vjenës. Eilat (Izrael) dhe Catania (Italia) zgjerojnë rrjetin e Wizz Air drejt jugut, ndërsa në lindje kompania hungareze zgjeron rrjetin me Nishin (Serbi), Ohër (Maqedoni) dhe Karkivin (Ukrainë). Me këtë do të thotë se WIZZ do kryejë nga Vjena 31 lidhje në 22 shtete të Europës dhe atë:
Fluturime të reja që lidhin Vjenën nga dimri 2018/19:
Gjeorgji: Kutaissi / 1x në javë / nga 11. tetor 2018
Ukrainë: Kiev-Schuljany / ditor / nga 28. tetor 2018
Serbi: Nish / 3x në javë / nga 15. nëntor 2018
Maqedoni: Ohër / 3x në javë / nga 15. nëntor 2018
Greqi: Selanik / 3x në javë / nga 15. nëntor 2018
Danimarkë: Billund / 2x në javë / nga 16. nëntor 2018
Izrael: Eilat / 2x në javë / nga 17. nëntor 2018
Gjermani: Dortmund / ditor / nga 25. nëntor 2018
Qipro: Larnaka / 4x në javë / nga 25. nëntor 2018
Norvegji: Bergen / 3x në javë / nga 25. nëntor 2018
Ukrainë: Karkiv / 2x në javë / nga 25. nëntor 2018
Portugalia: Lissabon / 2x në javë / nga 25. nëntor 2018
Italia: Catania / 2x në javë / nga 25. nëntor 2018
Francë: Nizza / 2x në javë / nga 26. nëntor 2018
Spanjë: Teneriffa / 3x në javë / nga 27. nëntor 2018
Spanjë: Madrid / ditor / nga 15. shkurt 2019
Suedi: Stockholm / 4x në javë / nga 15. shkurt 2019
Suedi: Malmö / 4x në javë / nga 15. shkurt 2019
Islandë: Reykjavik / 3x në javë / nga 16. shkurt 2019
Italia: Milan Malpensa / ditor / nga 22. shkurt 2019
Wizz Air është agjencia më e madhe e fluturimeve me çmime të ulta në Europën qendrore dhe lindore. Në 12 muajt e fundit Wizz Air ka shërbyer 31 milion pasagjerë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje Parlamenti i Kantonit e miratoi këtë masë me votat e SVP-së dhe FDP kundër qendrës/së majtës... -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025












