CH-Ballkani
Wizz Air me linjat e reja nga Shkupi: Suedi, Itali dhe Maltë
Nga ky muaj dhe gjatë muajit të ardhshëm, aviokompania me buxhet të ulët “Wizzair” lëshon në funksion tre linja nga Shkupi për në Romë, Maltë, dhe Växjö të Suedisë .
Wizz Air, linja ajrore që është numër një në Maqedoni vazhdon me rritjen e saj duke mundësuar qytetarëve për të udhëtuar nëpër Evropë dhe më gjerë me çmime më të ulta. «Wizz Air operon në 27 linja ajrore të njohura nga Shkupi për 13 shtete.», tha Sorina Raj, Menaxheri i komunikimit në korporatën Wizz Air.
Zgjerimi i bazës Wizz Air në Shkup sjell një rritje prej 17 për qind të kapacitetit total vjetor, duke përfshirë rritjen e frekuencave të disa prej linjave më të njohura në: Eindhoven, Bruksel (Charleroi), Memmingen (Munich West), Kopenhagen, Gothenburg (Landvetter) dhe Bratislava. Në të njëjtën kohë, Wizz Air do të lejojë lidhjet në baza ditore nga Shkupi në destinacione atraktive të tilla si Malmo dhe Mulhouse Basel.
Që nga fillimi i vitit 2017, mbi gjysmë milion pasagjerë kanë udhëtuar me Wizzair në Shkup, një rritje prej 12 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
TAV Maqedonia në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 ka regjistruar rritje prej 6 për qind në numrin e pasagjerëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në dy aeeroportet Shkup dhe Ohër.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant Qendra për konsumimin e drogës Quai 9 do të zhvendoset nga zona pranë stacionit hekurudhor në... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana










