Shqipëria
Xhafaj: Audiopërgjimi është mashtrim, nuk jap dorëheqje
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, ka dalë mbrëmë në një konferencë për media, ku foli për akuzat e shumta që i janë bërë nga opozita lidhur me vëllain e tij.
Ai tha se vëllai i tij nuk do të bënte asnjë ditë burg në Shqipëri, ndërsa i konsideroi të pacipë ata që e sulmuan atë, përcjell albinfo.ch.
Xhafaj theksoi se i vëllai ka bërë 1 muaj burgim në Itali në vitin 2012 dhe më pas është dëbuar. Ministri u shpreh se ndiheshin të lënduar familjarisht për gjithçka po ndodhte.
“Audiopërgjimi i paraqitur me pompozitet publikut, është një sajesë, është një mashtrim, nga fillimi deri në fund. Është manipulim dhe i bërë keq. Nëse opozita e ka bërë vetë këtë, dhe sinqerisht, nuk dua ta besoj se është ajo nxitësja dhe realizuesja e këtij akti skandaloz, ajo ka rënë viktimë e tij. Edhe në këtë rast tregoi se sa ligësi prodhon një pjesë e kësaj opozite dhe se sa e etur për pushtet ajo është. Kur këta në opozitë bëjnë këtë gjë, çfarë do t’u bënin kundërshtarëve politikë sikur të ishin në pushtet dhe të përdorin instrumentet e shtetit?! Ruana Zot nga kjo opozitë e papërgjegjshme”, ka thënë ai.
Ministri iu përgjigj edhe kërkesës së opozitës, duke thënë se nuk do të japë dorëheqjen.
“Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak. Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë shkak për dorëheqjen time me këtë rast. Askush nuk mund të më shantazhojë. Nëse mendoni të më mposhtni me sulmet tuaja, gaboni. Thjesht, nuk kam frikë! Askush nuk mund të më shantazhojë”, ka theksuar ai.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest Doktoratura në fushën e Neurologjisë shënon një kapitull të ri në karrierën profesionale të saj... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













