Lajme
Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit, e uron Zhbogar
“Akti i pranim-dorëzimit të detyrës u realizua në procedurë normale në bazë të parimeve të parlamentarizmit”, thuhet në komunikatën e parë për media nga kabineti i Xhaferi
Kryeparlamentari Talat Xhaferi e ka marrë sot kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, nga paraardhësi i tij, Trajko Veljanovski përkundër kundërshtimeve nga partia e NIkolla Gruevskit- VMRO DPMNE. Menjëherë pasi i “instalua” në kabinetin e kreut të ligjvënësit, atë e ka vizituar shefi i BE-së për Maqedoni, Samuel Zhbogar, i cili edhe i ka dhënë mbështetje.
“Akti i pranim-dorëzimit të detyrës u realizua në procedurë normale në bazë të parimeve të parlamentarizmit”, thuhet në komunikatën e parë për media nga kabineti i Xhaferi.
Kryetari i ri menjëherë ka vendosur flamurin kuq e zi në zyrë.
Pas largimit të Veljanovskit, i cili kryesonte për gati një muaj mbledhjen konstitutive të Kuvendit, shërbimet e Kuvendit tanimë kanë nisur procedurën e zyrtarizmit të Talat Xhaferit në gazetën zyrtare për të rrumbullakësuar procesin e emërimit tij për kryetar të Kuvendit.
“Duhet të ketë një akt juridik, vendim se kryetari i ri është zgjedhur. . Këtë duhet shërbimet e Kuvendit ta bëjnë. Vendimi duhet të shpallet në gazetën zyrtare dhe me këtë kompletohet e gjithë procedura. Nëse procedura është e rregullt me dokumentacion të kompletuar, patjetër që duhet të shpallet”, thotë ish-kryetari i Kuvendit Stojan Andov.
Pas këtij akti pritet që Xhaferi të njoftojë presidentin Gjorge Ivanov se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë parlamentare dhe se mandati për kryeministër duhet ti ndahet liderit social-demokrat, Zoran Zaev.
Nga shumica parlamentare presin që presidenti Gjorge Ivanov të mos pengojë më dhënien e mandatit liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ka hartuar edhe programin qeveritar si garanci se nuk do të ketë ndarje të shtetit, apo prishje të karakterit unitar siç pretendonte Ivanov, por edhe VMRO-ja e Nikolla Gruevski.
Osman Kadriu, profesor i së drejtës kushtetuese beson se presidenti Ivanov do të respektojë Kushtetutën në dhënien e mandatit, por gjithashtu nuk përjashton edhe pengesat.
“Ai duhet të veprojë sipas Kushtetutës dhe vlerësoj se vizitat e fundit të zyrtarëve të lartë nga jashtë, e në veçanti e diplomatit amerikan Hoyt Bryan Yee do të kenë ndikim që ai të ndryshoj mendimin dhe t’ia jep mandatin liderit Social-Demokrat Zoran Zaev. Nëse këtë nuk e bënë dhe e shkel Kushtetutën siç ka bërë deri më tani, atëherë shumicës së re nuk i mbetet asgjë tjetër pos të veprojë si deri më tani apo si në rastin e kryetarit të Kuvendit, të formojë edhe qeverinë e re”, thotë Kadriu, citon REL.
Nga ana tjetër, Talat Xhaferi takimin e parë si kryer Kuvendi e ka realizuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar.
“Bashkimi Evropian është i gatshëm të punojë me kryetarin Xhaferi për zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin euroatlantik të Maqedonisë”, ka shkruar ambasadori Zhbogar në Twitter pas takimit me kryeparlamentarin e ri të Maqedonisë.
Zgjedhja e Talat Xhaferi për kryetar Kuvendi është njohur edhe nga Britania e Madhe e cila kërkon formimin edhe të qeverisë së re nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare.
“Mbretëria e Bashkuar mbështet vendimin demokratik të shumicës së deputetëve të Maqedonisë për ta përzgjedhur Talat Xhaferin si Kryeparlamentar. Ne do të bashkëpunojmë me të. I bëjmë thirrje të gjithë individëve, institucioneve dhe partive që të mundësojnë transferim të pa dhunë dhe pa pengesa të qeverisë. Sa më shpejtë që të formohet ajo, aq më shpejtë do të mund të vazhdohet me implementimin e reformave urgjente nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Kryetari i ri i Kuvendit është njohur edhe nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, të cilët presin formimin e shpejtë të qeverisë së re.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












