Futboll
Xhaka asiston në “derbin e shqiptarëve”, shënon edhe Voca
Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti ishin titullarë për Baselin, derisa për Zurichun, Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu, Benjamin Kololli dhe Tom Domgjoni
Zurich ka barazuar me Baselin 1:1, ku në fushë ishin gjashtë futbollistë shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti ishin titullarë për Baselin, derisa për Zurichun, Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu, Benjamin Kololli dhe Tom Domgjoni. Dy të fundit janë zëvendësuar në minutat e fundit.
Xhaka asistoi në golin e Camos në pjesën e parë, derisa vendësit barazuan në minutën e 77-të për të marrë një pikë.
Pas pesë ndeshjeve të dy skuadrat kanë grumbulluar nga tetë pikë.
Luzern ka mundur St. Gallenin në udhëtim me rezultat 1:0, ku golin e vetëm e shënoi mesfushori i Kosovës, Idriz Voca. Kjo ishte fitorja e dytë e Luzernit, që ka grumbulluar gjashtë pikë, derisa St. Gallen ka shtatë sosh.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe