Futboll

Xhaka flet për shqiponjën, shiritin e kapitenit dhe ndeshjen kundër Ronaldos

Granit Xhaka shprehet krenar që do të mbajë shiritin e kapitenit te Zvicra

Zvicra sonte (20:45) përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, por kapiteni Granit Xhaka, nuk ka frikë.

Në një intervistë për ‘Blick’, ai shprehet krenar që mban shiritin e kapitenit.

“Kjo nuk është hera e parë që mbaj shiritin e kapitenit, sepse Stephan Lichtsteiner nuk luajti as në Ligën e Kombeve. Është nder i madh dhe krenari. Unë do të punoj shumë për shokët e skuadrësm si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ne kemi shumë lojtarë të talentuar dhe me përvojë. Jam i bindur se mund të mposhtim Porugalinë. E kemi bërë edhe në Bazel”, shprehet Xhaka, përcjell albinfo.ch.

Mesfushori shqiptar ka thënë se e vetmja mënyrë për të ndalur Ronaldon, është të luajnë lojë ekipore.

Xhaka shtoi se si Ronaldo, ashtu edhe Messi, janë lojtarë të jashtëzakonshëm. I pari shumë punëtor dhe i dyti, talent i madh, përcjell tutje albinfo.ch.

Xhaka u pyet edhe për shqiponjën ndaj Serbisë, por u shpreh se një e gjë e tillë nuk do të përsëritet më.