Sport
Xhaka humb kontrollin, ndëshkohet me karton të kuq
https://www.youtube.com/watch?v=Y5EoFeX8Ba8
Mbrëmja e së mërkurës ishte jo e mirë për mesfushorin e Bazelit, Taulant Xhakën. Në ndeshjen që ekipi i tij e humbi nga Young Boys me rezultat 4-3 në Bernë, lojtari i kombëtares shqiptare, pas një konflikti verbal me futbollistin e Young Boys, Renato Steffen, ndëshkohet me karton të kuq, raporton “albinfo.ch”.
E gjithë kjo ndodhi në përfundim të ndeshjes deri sa futbollistët e Bazelit, të zemëruar për humbjen e parë në kampionat, ishin duke lëshuar fushën. Gjatë daljes së futbollistëve mysafirë, Renato e provokon me fjalë futbollistin shqiptar, ndërkohë që pa menduar shumë Xhaka e “godet” lehtë me dorë Renaton, i cili si një mjeshtër i simulimeve rrëzohet në tokë. Situata u tensionua shumë mes futbollistëve në fushë, aq sa arbitri kryesor e ndëshkoi menjëherë Xhakën me karton të kuq.
Në këtë derbi zviceran, për Baselin përpos Xhakës, u paraqiten edhe Shkëlzen Gashi dhe Naser Aliji, ndërkohë që për ekipin nga kryeqyteti luajtën: Florent Hadërgjonaj dhe futbollisti me orgjinë nga Prizreni, Miralem Sulejmani i cili ishte edhe realizator i dy golave.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














