Sport
Xhaka i lënduar, 4-6 javë jashtë fushës!
Ai pritet të jetë i gatshëm në ndeshjen për kualifikim në Kampionatin Evropian kundër Bullgarisë, më 6 shtator
Granit Xhaka mund të mbetet jashtë fushës së gjelbër për katër deri 6 javët e ardhshme. Ai ka lënduar ligamentet e brendshme të gjurit të mërkurën, gjatë ndeshjes kundër West HamUnited-it në turnirin “Kupa e Orëve” të mbajtur në Grenchen.
Megjithatë, lëndimi i tij do të kurohet me metoda konservative që do të thotë se nuk do të operohet, transmetojnë mediet zvicerane përgjegjësit nga Fc Basel.
Në gjendjen që është tash, Xhaka do të mbetet jashtë ndeshjeve të javëve të para në superligën zvicerane por edhe jashtë asaj të përfaqësueses së Zvicrës me Lichtenshtajnin, e cila do të luhet më 10 gusht në Vaduz.
Megjithatë, Xhaka pritet që të jetë i gatshëm për t`u angazhuar në ndeshjen për kualifikim në Kampionatin Evropian që Zvicra do ta luajë kundër Bullgarisë, më 6 shtator si dhe në ndeshjen FC Baselit në kuadër të Ligës së kampionëve më 13/14 shtator.
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz














