Sport
Xhaka, i zhgënjyer
“Shumë i zhgënjyer me mënyrën si u largova nga fusha, por skuadra tregoi forcë në fitoren prej 2:1. Të shikojmë përpara drejt ndeshjes së ardhshme”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social ‘Facebook’
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte shumë i zhgënjyer pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit kundër Burnleyt, shkruan albinfo.ch.
Ai u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrje shumë të ashpër në minutën e 65-të, derisa kjo nuk ishte hera e parë që i ndodhë një gjë e tillë.
“Shumë i zhgënjyer me mënyrën si u largova nga fusha, por skuadra tregoi forcë në fitoren prej 2:1. Të shikojmë përpara drejt ndeshjes së ardhshme”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social ‘Facebook’.
Ndërkohë, legjenda e Arsenalit, Thierry Henry dhe trajneri i “Topçinjve” Arsene Wenger kanë kritikuar Granit Xhakën për ndërhyrjet që në edicionin e parë në Londër i sollën dy kartonë të kuq.
“Nuk është hera e parë. E bëri edhe ndaj Swanseas. Këtë rast nuk arrij ta kuptoj. Ndaj Swanseas ishte kundërsulm, ndërsa këtu e humbi topin shumë lehtë. Çfarë po kërkon 60 metra larg golit tënd, 25 minuta para fundit, kur je duke kontrolluar ndeshjen. Humbe pasimin. Ani çka? Qëndro në këmbë”, ka thënë Henry për mediat angleze.
Atë e kritikoi edhe trajneri francez, Arsene Wenger. “Ai duhet të kontrollojë lojën e tij dhe të mos ndëshkojë skuadrën me humbjen e kontrollit në ndërhyrje. Nuk inkurajojmë mesfushorët të bëjnë ndërhyrje. Ne duam që ata që qëndrojnë në këmbë dhe të mos bëjnë ndërhyrje të tilla. Nëse është e rëndë, është karton i kuq”, ka thënë Wenger.
E-Diaspora
-
SHBA
30 medalje për Kosovën në SHBA, nxënësit shkëlqejnë në NEO Science Olympiad Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në NEO Science Olympiad 2026 në SHBA... -
Gjeniu nga Kosova që ndërton avionë dhe dronë nga materiale të riciklueshme -
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara










