Futboll

Xhaka kapiten, në fushë edhe Mehmedi

Dy futbollistë shqiptarë do të jenë titullarë për Zvicrën

Ka filluar miqësorja ndërmjet Zvicrës dhe Kroacisë, që po zhvillohet në St. Gallen.

Te Zvicra nga minuta e parë në fushë janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka, i cili është kapiten dhe sulmuesi Admir Mehmedi, shkruan albinfo.ch.

Njëkohësisht këta janë futbollistët e vetëm shqiptarë të ftuar për këtë ndeshje, pasi të martën Xherdan Shaqiri ka rezoltuar pozitiv dhe është izoluar.

Zvicra të shtunën do të përballet me Spanjën në Ligën e Kombeve dhe të martën me Gjermaninë.

Zvicra: Omlin, Schar, Comert, Rodriguez, Sow, Xhaka, Fernandes, Lotomba, Seferoviq dhe Mehmedi.