Sport
Xhaka me Baselin barazuan ndaj Wolfsburgut
Taulant Xhaka pritet të jetë titullar në ndeshjen hapëse të sezonit, të dielën më 24 korrik kundër Sionit, ku Baseli do të nisë mbrojtjen e titullit kampion të Zvicrës
Taulant Xhaka dhe Baseli duken gati për sezonin e ri. Kampionët e Zvicrës barazuan 3:3 në ndeshjen e fundit miqësore, të luajtur përballë Wolfsburg, skuadrës së Bundesligës gjermane, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori shqiptar ishte si zakonisht titullar në këtë sfidë, ku Baseli pati jo pak vështirësi, pas disavantazhit me dy gola. Gjermanët zhbllokuan sfidën me Dost në minutën e 29-të, ndërsa në fraksionin e dytë dyfishuan shifrat me Kurse.
Zviceranët arritën të kundërpërgjigjeshin, duke realizuar dy herë në harkun e tre minutave me Janko dhe Hoegh, por sfida nuk përfundoi me kaq.
Wolfsburg kaloi sërish në avantazh me Caligiurin, por tetë minuta përpara fundit të sfidës, Elyounoussi barazoi shifrat në 3:3, rezultat me të cilin përfundoi edhe sfida.
Në ndeshjen ku trajneri Fischer i provoi të gjithë lojtarët, Taulant Xhaka qëndroi në fushë për 63 minuta. Kuqeziu pritet të jetë titullar në ndeshjen hapëse të sezonit, të dielën më 24 korrik kundër Sionit, ku Baseli do të nisë mbrojtjen e titullit kampion të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih












