Sport
Xhaka më i shtrenjti, lë shumë mbrapa të gjithë të tjerët në Nati
Granit Xhaka është futbollist më i shtrenjtë nga Përfaqësuesja e Zvicrës. Ai kushton 38 milionë franga, derisa Xherdan Shaqiri është në vendin e katërt me 18 milionë
Remo kush? Pyesnin tifozët zviceranë në verë e vitit 2016, derisa dhjetë muaj më vonë ai ka kaloi në Atalanta për 1.5 milion franga zvicerane. Remo Freuler ndihmoi skuadrën e Atalantas drejt suksesit historik derisa vlera e tij është 5.8 milionë franga, shkruan ‘Blick’.
Por, cilët janë dhjetë futbollistët më të shtrenjtë të Zvicrës? Në këtë listë janë dhjetë futbollistë, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Duke shikuar vlerën e tyre sipas “Transfermarkt.ch”, në vendin e parë është mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i vlefshëm 38 milionë franga zvicerane, kurse në vendin e katërt është Xherdan Shaqiri, i cili kushton 16 milionë.
Xhaka kaloi nga Borussia Moenchengladbach në Arsenal për rreth 45 milionë euro, kurse Shaqiri nga Interi në Stoke për 17 milionë euro.
Në vendin e dytë është Breel Emoboli i Schalkes me 21 milionë, ndërsa Ricardo Rodriguez i treti me 18 milionë. Në këtë listë mungon Valon Behrami.
Top-10
- Granit Xhaka: 38 milionë
- Breel Embolo: 21 milionë
- Ricardo Rodriguez: 18 milionë
- Xherdan Shaqiri: 16 milionë
- Yann Sommer: 9,6 milionë
- Roman Bürki: 8 milionë
Silvan Widmer: 8 milionë
- Nico Elvedi: 7,5 milionë
- Remo Freuler: 5,8 milionë
Eren Derdiyok: 5,8 milionë
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












