Sport
Xhaka paralajmëron largimin
“Kam nisur karrierën kundër Darmstadit. Më pas pata katër vjet të mrekullueshëm këtu. Dhe tani ndoshta kam luajtur ndeshjen e fundit për Gladbachun pikërisht ndaj Darmstadtit”, u shpreh Xhaka
Granit Xhaka i ka ditët e numëruara në Gjermani. Tashmë edhe vet lojtari ka paralajmëruar se do të largohet, madje edhe para Kampionatit Evropian “Francë 2016”, shkruan albinfo.ch.
Kujtojmë që mediat angleze janë të bindura se Xhaka ka arritur marrëveshje me Arsenalin. “Do të ketë bisedime të rregullta tani dhe një vendim do të merret para nisjes së ‘Euro 2016’”, u shpreh Xhaka për “Bild”, duke shtuar: “Kam nisur karrierën në Borussia në Kupën e Gjermanisë ndaj Darmstadit. Më pas pata katër vjet të mrekullueshëm këtu. Dhe tani ndoshta kam luajtur ndeshjen e fundit për Gladbachun pikërisht ndaj Darmstadtit”, theksoi Xhaka.
Ndërkohë, klubi gjerman ka konfirmuar ofertën zyrtare përmes uebfaqes së klubit, ndërsa tani ka thënë se pritet marrëveshja mes klubeve. “Drejtori sportiv Max Eberl ka konfirmuar se ka një ofertë për mesfushorin zviceran. Një marrëveshje mes klubeve pritet të bëhet së shpejti”, ka njoftuar klubi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar















