Lajme
Xhaka: Unë vendos kur të largohem
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, më në fund ka thyer heshtjen pas raportimeve të shumta që mund të largohet në verë.
Zvicerani nuk e ka pasur gjithmonë mbështetjen e tifozëve dhe verën që lamë pas ishte shumë pranë kalimit te Roma, por marrëveshja dështoi shkaku që dy klubet nuk gjetën ‘gjuhën e përbashkët’ dhe pastaj nënshkroi kontratë të re me “Topçinjtë”.
Pavarësisht që marrëveshja me Romën dështoi verën e kaluar, Xhaka vazhdon të lidhet me kalimin te skuadra italiane. Për këtë situatë, ai theksoi se nuk i dëgjon fjalët e tifozëve apo njerëzve të tjerë dhe në rast të largimit do të vendosë vetë.
“Kjo është arsyeja përse jam kaq i fortë në kokën time. Unë vendos kur të largohem, askush tjetër, jo tifozët”.
“Njerëzit harrojnë ndonjëherë se tifozët janë kaq të rëndësishëm për ne”, deklaroi Xhaka.
29-vjeçari është lojtar i Arsenalit që nga viti 2016 dhe ka bërë 236 paraqitje për klubin londinez.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës









