Kosova
Xhavit Haliti, i vetmi nga opozitarët që votoi Konjufcën
Glauk Konjufca ka marrë vetëm një votë nga opozita dhe ajo ishte nga Xhavit Haliti
Glauk Konjufca nga LVV-ja është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës me 69 vota.
Konjufca ka marrë një votë nga deputeti i opozitës, Xhavit Haliti, i cili ka votuar në favor të tij. Haliti nga PDK-ja ishte i vetmi nga opozita që votoi pro Konjufcës, përcjell albinfo.ch.
“S’kam bërë një vepër heroike e as tradhti kombëtare. Ne duhet të flasim e të bashkëpunojmë në politikëbërje, veçanërisht tani në sfidat që na presin. Përderisa i takon VV-së, pozita e Kryetarit të Kuvendit me Kushtetutën e Kosovës, përse të mos e votoj unë nëse elektorati i ka votuar”, është shprehur Haliti, raportojnë mediat kosovare.
Konjufca tashmë ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e tij si kryetar nga ish-kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim












