Sport
Xhemaili fillon aventurën në Kanada
Blerim Xhemaili edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës kanadeze, Montreal Impact. Ai luajti për Bolognan këtë sezon
Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrën kanadeze, Montreal Impact, njofton albinfo.ch.
Ai është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra italiane, Bologna për të filluar një aventurë në re në karrierën e tij.
Njoftimi zyrtar ka ardhur nga skuadra kanadeze. “Montreal Impact bën të ditur se ka arritur marrëveshje me Bolognan për Blerim Xhemialin. Xhemaili do të jetë një nga tre lojtarët me pagën më të lartë në klub”, thuhet në njoftimin e klubit kanadez.
Xhemaili ka luajtur në disa skuadra evropiane, kurse në Kampionatin amerikan do të gjejë edhe dy futbollistët shqiptarë, Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka.
Xhemaili ka theksuar se nuk do të largohet nga Përfaqësuesja e Zvicrës dhe është i gatshëm t’i ndihmojë kur të jetë e nevojshme.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg













