Sport
Xhemajli i rikthehet sërish Përfaqësueses së Zvicrës
Pas gati dy vjetësh pauzë, futbollisti shqiptar Blerim Xhemajli i rikthehet sërish Përfaqësueses së Zvicrës.
Xhemajli është inkuadruar 5 minuta para mbylljes së pjesës së parë , të mërkurën mbrëma në miqësoren që këta të fundit zhvilluan ndaj Maltës, takim ky që përfundoi pa gola.
Helvetikët, megjithë lojën e mirë të treguar në këtë ndeshje, nuk arritën të shënojnë asnjë gol.
Madje dështuan në realizimin e dy penaltive që për seleksionuesin e përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hizfeld, ishte vlerësuar si turp për lojtarët e tij.
Megjithëkëtë, mesfushori shqiptar, Blerim Xhemajli tregoi paraqitje të mirë mbrëmë me zviceranët, me të cilët deri tani ka luajtur në vetëm 10 ndeshje.
Ai para këtij takimi ishte në fokus të medieve zvicerane për shkak të raporteve të acaruara me trajnerin Hizfeld.
Xhemajli është shprehur i lumtur që pas një kohe të gjatë po rikthehet me Përfaqësuesen e Zvicrës. “Ishte një kohë e gjatë që unë nuk isha këtu. Ishte me të vërtet zhgënjim për mua. Por, Hitzfeld më tha se kur të isha përsëri i gatshëm për lojë, do të rikthehesha në skuadër”, tha Xhemajli. “Për mua, është gjithmonë një nder të luaj me Zvicrën”, është shprehur për mediet zvicerane mesfushori i Parmës, Blerim Xhemajli.
Kohë më parë, i irrituar nga mos ftesa e përzgjedhësit Ottmar Hitzfeld, Blerim Xhemajli kishte deklaruar se e meriton të jetë në skuadër para rivalëve të tij, Gokhan Inler dhe Pirmin Schwegler.
Kjo kishte bërë që të reagonte Hitzfeld duke i dhënë ultimatum Xhemajlit, përderisa futbollisti shqiptar nga Maqedonia, tha se deklarata e tij ishte keqinterpretuar nga mediet.
Në takimin e mbrëmshëm me Maltën, me përfaqësuesen e Zvicrës ka luajtur edhe futbollisti tjetër kosovar, Xherdan Shaqiri.
Në ndeshjen tjetër kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Bullgarisë, trajneri Hitzfeld i bëri thirrje lojtarëve të tij më shumë përqendrim.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










