Sport
Xherdan Shaqiri reklamon Passatin e ri
Xherdan Shaqiri nuk është në ditët më të mira të tij në fushën e lojës, por në fushën e marketingut ai po tregohet shumë i suksesshëm.
Futbollisti shqiptar bashkë me bashkëlojtarët e tij te përfaqësuesja zvicerane, Yann Sommer dhe Ricard Rodriguez, janë shfaqur në spotin më të ri të reklamës së Volkswagen Passat, variant i ri. Ngasës i kësaj veture luksoze është futbollisti i “Interit”, Xherdan Shaqiri.
Në këtë reklamë Shaqiri duket shumë në humor me bashkëlojtarët e tij, të cilët së bashku dalin për të bërë xhiro, ndërkohë Shaqiri shihet në një moment kur ngacmon dy vajza duke ecur rrugës dhe nga pakujdesia për pak sa nuk e shkel trajnerin e tij të Zvicrës, Vladimir Petkoviç, të cilin më pastaj edhe e përshëndet: “Hallo, trajner!”
E gjithë kjo është për të treguar sistemin ndihmës që kjo veturë e re e posedon për t’i shpëtuar më të keqes.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit












