Futboll
Yakin: Nuk do të luajmë për barazim
Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka folur për përballjen me Serbinë
Zvicra dhe Serbia do të përballen të premten në ndeshjen vendimtare.
Helvektikëve u mjafton edhe një barazim për kualifikim tutje, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi i Zvicra, Murat Yakin foli fillimisht për humbjen nga Brazili. “Ishim në gjendje të tregojmë solidaritet ndaj një ekipi të fortë dhe të kontrollojmë lojën për periudhë të gjatë. Na ka munguar kurajo për të luajtur më me precizitet në sulm. Në momente vendimtare ka munguar rreziku nga ana jonë. Natyrisht që na kanë munguar Shaqiri dhe Okafor. Kemi çdo gjë në kontroll për ndeshjen ndaj Serbisë. Shpresoj se do të mund të sulmojmë me përbërjen e plotë”, ka thënë Yakin.
Ai foli për sfidën ndaj Serbisë. “Nuk mund të dilni në fushë dhe t’u thoni lojtarëve të luajnë për barazim. Duhet të luajmë për fitore. Besoj se mund të fitojmë dhe do të marrim më shumë rrezik për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Yakin.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern Pas pushimit të pranverës, Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern ka rinisur mësimin plotësues të gjuhës shqipe, transmeton...
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën