Ylfete Fanaj, deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit
Fanaj bëhet shqiptarja e parë e zgjedhur drejtpërdrejtë si përfaqësuese e popullit në nivel kantoni, në Zvicër
Shqiptaro-zvicerania Ylfete Fanaj, e lindur në Kosovë, e cila prej kohësh merr pjesë në jetën politike të Zvicrës, është zgjedhur sot deputete e Partisë Socialdemokrate, në Parlamentin e Kantonit të Lucernit.
Duke u zgjedhur në këtë pozicion, Fanaj bëhet shqiptarja e parë e zgjedhur drejtpërdrejtë si përfaqësuese e popullit në nivel kantoni, në Zvicër. Deri më tash ajo ka qenë deputete në Parlamentin e Qytetit të Lucernit.
Ylfete Fanaj ka pas vetes një aktivitet të bujshëm jo vetëm në sferën e politikës. Ajo është kryetare, në nivel të Zvicrës, e organizatës Second@s që bën bashkë të huajt e gjeneratës së dytë dhe si e tillë gëzon një njohje të konsiderueshme në opinion, jo vetëm në kantonin ku jeton por dhe në gjithë Zvicrën.
Para Ylfete Fanajt, deputetë (këshilltarë) kantonalë shqiptarë në Zvicër ka qenë Osman Osmani (Schaffhausen) dhe aktualisht është Zari Xhaferi (Zug).
Ndryshe nga dy të përmendurit, të cilët kanë fituar vendin në parlamentet përkatëse pas tërheqjes së kandidatëve me më shumë vota në listë, Ylfetja është zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës në Gjenevë viziton ekspozitën e Anjesa Dellovës në Galerinë Fabienne Levy Udhëheqësja e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë, Floreta Kabashi, së bashku me zëvendëskonsullen Fjolla... -
Dr. Qendrim Zahiri – një familje mjekësh me rrënjë në Kosovë dhe sukses në Zvicër -
Gjermani
Shqipdona Lahu doktoron në Universitetin Teknik të Mynihut -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
18-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
AI po zgjeron hendekun digjital mes brezave në Zvicër Një studim i Universitetit të Cyrihut tregon se inteligjenca artificiale po thellon diferencën digjitale mes brezave.... -
Friburgu voton për futjen e pagës minimale prej 4,000 frangash -
Alarm për azbest në SBB: Mbi 400 trena duhet të inspektohen -
PostBus teston taksitë vetë-drejtuese kineze në Zvicër -
A janë primet tuaja të sigurimit shëndetësor ndër 10 rritjet më të mëdha?











