albinfo.ch
E-Diaspora
Yll Blakaj sërish kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri
Biznesmeni i njohur në Austri, Yll Blakaj është rizgjedhur që edhe për tri vite të udhëheq Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Austri. Punët që kanë shkëmbyer anëtarët mes njëri –tjetrit për këto tri vite kapin shumën prej dhjetra million eurosh.
Të premten e kaluar në një atmosferë festive duke përmbyllur edhe një vit tjetër të sukseshëm të komunitetit të bizneseve shqiptare në Austri, u mbajtën edhe zgjedhjet e reja për kryetar dhe kryesi të Rrjetit….
Blakaj ishte në konkurrencë me kandidatin tjetër Enis Metaj, por anëtarët e rrjetit me shumicë votash ia besuan që edhe për tri vite të tjera të udhëhiqet nga biznesmeni Blakaj.
“ Në fillim kur kemi themeluar Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Austri, shumë biznesmen kanë qenë skeptik në rezultatet e këtij Rrjeti, por duke parë sukseset e vazhdueshme, anëtarësimi i tyre vetëm sa vjen dhe shtohet. Për këto tri vite kemi arrit suksese të shumta si brenda anëtarëve të rrjetit ashtu edhe në platformën e rrjetit në aspektin ndërkombëtarë”, thotë për “albinfo.ch”, kryetari i rizgjedhur Yll Blakaj.
Në evidencën e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri janë mbi 160 firma më të cilët shkëmbejnë informata, kurse anëtarë të rregullt janë 46 biznese.
Punët që kanë shkëmbyer anëtarët mes njëri –tjetrit për këto tri vite kapin shumën prej dhjetra million eurosh.
Kryetari Blakaj thotë se më besimin e rifituar edhe për një mandat tjetër tre vjeçar, atij i është shtuar përgjegjësia edhe me e madhe, ndërkohë tregon edhe për prioritetet që do t’i këtë Rrjeti edhe për tri vitet e ardhshme.
“Në muajin e ardhshëm, do të takohemi me kryesinë ku do të bëjmë edhe një platform dhe brenda anëtarësisë sonë do të diskutojmë për planet tona të ardhshme. Sigurisht se orientimi ynë i investimeve në vendet tona do të jetë prioritet edhe për tri vitet e ardhshme si dhe do të jam zëri i diasporës në institucionet tona”, pohoi Blakaj.
Kryetari i Blakaj do të ketë përsëri ekipin e njëjtë pranë vetes: Sekretar Arben Myftari dhe arkëtar Afrim Alushaj.
Në këtë mbledhje u rizgjodh edhe kryesia e re, në të cilën u përfshinë përfaqësues nga disa qytete austriake.
Anëtarë të kryesisë u zgjodhën: Alban Thaçi, Naser Sherifi, Enis Metaj, Gazmend Bici, Nezir Tolaj, Agron Podrimcaku, Qemajl Rexhaj dhe Ilmi Deshishku.
Pas mbledhjes për të gjithë anëtarët dhe të pranishmit u shtrua edhe një darkë.
A.Gj.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg













