Futboll

Young Boys mposht Baselin 7:1

Young Boys është lider me 21 pikë, derisa Baseli ka vetëm nëntë pikë nga shtatë javë

Kampionët e Zvicrës, Young Boys ka shënuar fitore të thellë ndaj Baselit, duke e mundur me rezultat të thellë 7:1, shkruan albinfo.ch.

Kampionët vazhdojnë me rekord 100 %, ku nga shtatë ndeshje ka shtatë fitore, derisa Baseli pas shtatë xhirosh ndodhet në vendin e shtatë me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.

Ish-kampionët e Zvicrës janë në krizë të thellë, dhe nuk po arrijnë të këndellen.

Albian Ajeti ishte titullar për Baselin, dhe u ndërrua në minutën e 86-të, gjithashtu duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

Për Young Boysin shënuan Fassnacht (33’), Sulejmani (42’), Camara (52’), Hoarau (60’),  Aebischer (70’), Bertone (80’) e Assale (89’) dhe për Baselin shënoi van Wolfswinkel (75’).

Ndërkohë, Benjamin Kololli asistoi për Odey, i cili realizoi golin e vetëm për Zurichun ndaj Luzernit, derisa St. Gallen dhe Lugano kanë barazuar 2:2.