Lajme
Youtube nuk largon materialet lidhur me mashtrime në zgjedhjet e SHBA-së në 2020
Platforma Youtube ka marrë vendim se nuk do t’i largojë më nga faqja e saj, materialet me pretendimet për mashtrime lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ky vendim vjen pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.
Kompania ka thënë se deri më tani i ka larguar nga rrjeti mijëra video, që e kanë vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të fundit, mirëpo tani është koha për “rivlerësim” të situatës, përcjellë albinfo.ch.
Vendimi po zbatohet që nga 2 qershori.
Youtube ka hequr disa kufizime edhe kanalit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili i ka 2.7 milionë ndjekës në këtë platformë.
Prej atëherë, ish-presidenti i ka postuar rreth 20 klipe të shkurtra në mbështetje të fushatës së tij, shkruan REL.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane









