Lajme
Zaev dhe Ahmeti, optimistë për zhbllokimin e situatës në Maqedoni
Zoran Zaev shpreson se institucionet do të zhbllokohen shumë shpejt dhe mazhoranca do të gjejë një zgjidhje për të dalë nga kriza politike. Për zhbllokimin e ngërçit politik, do të kontribuojë zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee
Edhe pse situata politike në Maqedoni vazhdon të mbetet e tensionuar me polarizime të theksuara politike, dy kryetarët e partive më me ndikim, Zoran Zaev i LSDM-së dhe Ali Ahmeti i BDI-së, shprehen optimist për zhbllokimin e shpejt të institucioneve të shtetit. Madje për të zhbllokuar ngërçin politik, të hënën në Shkup zbarkon Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee.
Ndërsa në anën tjetër, presidenti Gjorgje Ivanov nuk po jep sinjale për mandatimin e Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re.
Zaev, ndërkaq shpreson se institucionet do të zhbllokohen shumë shpejt dhe mazhoranca parlamentare po bën çdo gjë për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza dhe për të zgjedhur kryparlamentarin e ri. Ai shtoi se LSDM vazhdon të ketë mbështetjen e partive shqiptare si dhe po bën gjithçka për të shmangur tensionet dhe kalimin e pushtetit në mënyrë paqësore, shkruan Alsat M.
Ali Ahmeti tha se çështja e mbështetjes për LSDM-në është ekzagjeruar sepse partia e tij tashmë ka pranuar se do të jetë në anën e zgjidhjes së krizës.
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee, i cili të hënën do të zbresë në Shkup do të takojë vetëm liderët e partive politike duke anashkaluar një takim me presidentin Ivanov. Mësohet se Ji do të kërkojë nga liderët e partive që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe shumicën parlamentare për të mundësuar formimin e Qeverisë së re.
Kurse presidenti Gjorgje Ivanov nga ana tjetër ka përsëritur qëndrimin e mirënjohur tashmë se nuk do t’ia dorëzojë mandatin Zaevit për aq kohë sa nuk shmangen pengesat ligjore dhe politike. Ai ka shtuar madje se pengesa politike është më thelbësore.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











