Maqedonia

Zaev drejt Bullgarisë: Autobusi po kthehej nga Turqia

Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, janë rrugës për në Sofje – Bullgari, pasi atje ka ndodhur një tragjedi e madhe.

Sipas informacioneve fillestare, janë 46 të vdekur, turistë nga Maqedonia e Veriut.

Thuhet se autobusi ka qenë duke u kthyer nga Turqia, ku qytetarët kanë qenë në ekskursion.

“Ka ndodhur tragjedi e madhe në Strumca para Bllagoevgradt. Autobusi i Maqedonisë është kthyer nga Stambolli, Turqia – nga ekskursioni. Tragjedia është në kthesën drejt një vendi të vogël, ku prej prej 53 udhëtarëve në autobus, 46 kanë vdekur në vendngjarje, kurse 7 janë në spitalin në Sogje. Unë, ministri i Shëndetësisë dhe ministri i Punëve të Jashtme tashmë jemi para Sogjes, t’i vizitojmë të sëmurët dhe të kuptojmë më shumë për fatkeqësinë. Më vjen keq se më shumë, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç. Tragjedi e tmerrshme, tragjedi e madhe, ngushëllime deri te familjet. Nuk e dimë se kush janë qytetarët, na konfirmuan se janë qytetarë tanë, na konfirmuar se janë në gjendje të mirë 7 persona që janë në spital dhe për këtë shkojmë atje që të informohemi për më shumë detaje”, tha Zaev për TV21.