Maqedonia
Zaev paralajmëron se Qeveria mund të bie
Nëse vendi nuk merr datë për fillim të negociatave, ekziston rreziku të bie Qeveria, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Në takim me gazetarët në Bruksel, Zaev ka thënë se shtyrja eventuale e vendimit në parlamentin gjerman dhe si pasojë prolongimi e datës për fillim të negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend.
Edhe procesi i rikonstruimit të Qeverisë, sipas kryeministrit, varet nga vendimi për datën.
“Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie Qeveria. Kjo qeveri stabile me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo për shkak se deputetëve u premtuam se sigurisht do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara. Ajo do të thotë se qytetarët do të inkurajohen të mbështesin nacionalizimin, radikalizmin dhe ajo nuk është në të mirë as të vendit tonë e as rajonit. Ato janë opsionet dhe ne frikësohemi nga ai variant”, është shprehur Zoran Zaev, raporton “Alsat”.
Eurokomesari për zgjerim Johanes Han në një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ka tentuar të nxisë vendim pozitiv për dhënien e pëlqimit që Maqedonia e Veriut të fillojë negociata për anëtarësim. Deri në këto momente nuk ka detaje nga takimi, përcjell albinfo.ch.
Kur na ndajnë rreth dy javë nga takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, akoma nuk dihet qëndrimi i tyre përfundimtar për Maqedoninë e Veriut. Takimi i një dite më parë i kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel duket se nuk ka ndryshuar asgjë.
“Më shumë vende anëtare të BE-së refuzojnë fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan gazeta austriane “Die Presse” e cila më tej vazhdon se “të parat, Franca dhe Holanda fuqishëm kundërshtojnë fillimin e negociatave më të dyja vendet”
Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker pas takimit Zaevin pranoi se disa vende akoma janë kundërshtare të hapjes së negociatave tani.
“Unë e di se disa shtete anëtare kanë shqetësime. Unë do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’i bindur ato”, theksoi Zhan Klod Junker, president i Komisionit Evropian.
Junker megjithatë kishte theksuar se në bazë të fakteve objektive, Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapin e radhës.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?