E-Diaspora
Zari Xhaferi, pjesë e ekzekutivit në qytetin e Baarit
Kjo është hera e parë që një shqiptar arrin sukses në këtë nivel në Zvicër

Politikani shqiptar, Zari Xhaferi (Dzaferi), anëtar i Partisë Socialdemokrate është zgjedhur pjesë e ekzekutivit në Qeverinë e qytetit Baar, ku ai jeton, njofton albinfo.ch.
Kjo është hera e parë për një shqiptar, që arrin sukses në këtë nivel. Ai arriti një sukses mjaft të madh në zgjedhjet që janë zhvilluar sot.
Xhaferi është nënkryetar i SP-së së Kantonit Zug dhe kryetar i SP-së për qytetin Baar, shkruan albinfo.ch.
Ai ka qenë kandidat në zgjedhjet për Parlamentin Nacional të Zvicrës.
Albinfo.ch ka ndjekur rrugën e ngritjes politike të Zariut që nga fillimi. Në një intervistë të realizuar pas zgjedhjes së tij deputet kantoni, disa vjet më parë, ai kishte treguar ambicie edhe për politikën në rrafshin ekzekutiv, por duke e vendosur atë “në një të ardhme”.
Xhaferi, i cili punon si mësimdhënës dhe gazetar, është shumë aktiv në jetën shoqërore dhe politike të kantonit të tij dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Pijet alkoolike të pesë kompanive nga Kosova promovohen në Gjermani Panairi “ProWein 2023” njihet si një ndër panairet që ofron gamën më të madhe në botë...
-
Pedagoge në Universitetin e Francës, u refuzua në vendlindje
-
Peci: Mërgata kosovare ka gastronomë të suksesshëm në gjithë Evropën
-
Deputeti shqiptar i Suedisë shpëton jetën e një fëmije në Mal të Zi
-
LAPSH e Cyrihut kremton tri festa kombëtare në një manifestim në Bülach
Jeta në Zvicër
-
S’ka bonuse për drejtuesit e Credit Suisse Qeveria federale ka vendosur të pezullojë bonuset e menaxhmetit të Credit Suisse. Sipas Ligjit për Bankat,...
-
Zvicër: Identifikohet rasti i tretë i gripit të shpendëve
-
Tregtari i kuajve dënohet me tetë muaj burgim për mizori ndaj kafshëve
-
Zvicra duhet të mbështesë Ukrainën me të paktën pesë miliardë franga
-
Rrahet rëndë një nxënëse 12-vjeçare në Zvicër