Maqedonia
Zbatimi i gjuhës shqipe në Maqedoni nis me gabime
Themelimi i Agjencisë dhe Inspektoratit që do të inspektojnë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ende nuk ka përfunduar në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që disa institucione kanë vendosur të ndryshojnë mbishkrimet, por tek të njëjtat, përkthimi në gjuhën shqipe është shoqëruar me gabime në emrin e shtetit, në përdorimin e disa shkronjave dhe gabime të tjera sintaksore.
Të kontaktuar nga ALSAT, nga ky institucion nuk pati përgjigje se kush ka bërë përkthimin e mbishkrimit dhe nëse do të këtë përgjegjësi për lëshimet e bëra.
Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se janë të përkushtuar për zbatimin e përpiktë të gjuhës, duke shprehur se me themelimin e dy institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit, do të evitohen edhe gabimet gjuhësore.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka themeluar dy grupe pune, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve, si për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, ashtu edhe për zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ligji për përdorimin e gjuhëve qartë thekson se parashihen dënime për institucionet që nuk do të respektojnë këtë ligj”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë, raporton Alsat-M, përcjell albinfo.ch.
Sipas profesorit universitar, Salajdin Saliu, institucionet nuk duhet të nxitojnë të ndryshojnë tabelat, pa u konsoliduar institucionet, themelimi i të cilave parashikohet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
“Mendoj se gjithçka që bëhet gabim është e përshpejtuar dhe mendoj se duhet të kemi shumë kujdes, sepse sigurisht kjo krijon edhe një lloj reagimi edhe tek opinion publik. Mua me vjen mirë, që edhe mediat, të cilat shpesh edhe dinë ta teprojnë, kur është çështja e gjuhësh gjithmonë janë tepër të ndjeshme dhe luajnë rol shumë pozitiv. Kështu që besoj se gjithsesi, para se të ndryshohen këto tabela, çdokund ku duhet të futët gjuha shqipe dhe deri sa të konsolidohen institucionet që do ta mbrojnë, është mirë që të ketë një lloj bashkëpunimi dhe një lloj konsultimi edhe më njerëzit e profesionit dhe veçmas me katedrat”, u shpreh Salajdin Saliu, profesor universitar.
Për moszbatimin e drejtë të dispozitave të ligjit, neni 22 parashikon dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionin dhe 30 për qind të vlerës për drejtuesin e institucionit.
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve është zgjedhur Ylber Sela ndërsa institucioni që ai do të drejtoj pritet të kompletohet me ekspertë të fushës së gjuhës. Agjenci do të ketë në dispozicion një buxhet prej 1.7 milionë euro.

E-Diaspora
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri Valton Halimi ka 27 vite që jeton dhe vepron në Austri dhe është pronar edhe i...
-
Teatri i Kosovës po hap një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze
-
Ambasada e Kosovës në Londër prezanton ushqimet tradicionale
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Sektori i arit në Zvicër po lulëzon Sektori i arit në Zvicër po lulëzon pasi investitorët kërkojnë asete të sigurta në mes të...
-
Zvicra ka një milioner të ri nga lotaria
-
Pagesa minimale që paguan secili për shërbime mjekësore në Zvicër do të rritet
-
Policia dhe qytetarët shënjestrojnë pedofilët në Zvicër
-
Gjiganti farmaceutik Roche heq dorë nga disa programe për shkak të Trump