Lajme
Zbulimi i Omicron-it në drerin e Nju Jorkut ngre shqetësimin për variantet e reja të mundshme
Zbulimi i variantit Omicron te dreri me bisht të bardhë në Nju Jork ka ngritur shqetësime se speciet, që numërojnë 30 milionë në Shtetet e Bashkuara, mund të bëhen nikoqirë të një lloji të ri të koronavirusit, tha një studiues të martën, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch
Gjaku dhe disa mostra të shtupës së hundës nga 131 drerë të kapur në Staten Island të Nju Jorkut zbuluan se gati 15% kishin antitrupa virusi. Zbulimi sugjeroi se kafshët kishin infeksione të mëparshme të koronavirusit dhe ishin të prekshme ndaj riinfeksioneve të përsëritura me variante të reja, thanë studiuesit e udhëhequr nga shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë.
“Qarkullimi i virusit në një popullatë kafshësh rrit gjithmonë mundësinë e kthimit te njerëzit, por më e rëndësishmja, ai ofron më shumë mundësi që virusi të evoluojë në variante të reja,” tha Suresh Kuchipudi, një mikrobiolog veterinar në Penn State.
“Kur virusi ndryshon plotësisht, atëherë ai mund t’i shpëtojë mbrojtjes së vaksinës aktuale. Kështu që ne do të duhet ta ndryshojmë përsëri vaksinën,” tha Kuchipudi.
Zbulimi – hera e parë që Omicron u zbulua në një kafshë të egër – vjen pasi një rritje e infeksioneve COVID-19 të nxitura nga varianti po pakësohen në mesin e popullatës njerëzore të SHBA.
Ndërsa, ende nuk ka prova që kafshët po e transmetojnë virusin te njerëzit, shumica e infeksioneve me koronavirus u raportuan në specie që kishin kontakt të ngushtë me një person me COVID-19, sipas Departamentit të Bujqësisë të SHBA-së.
Në gusht, qeveria e SHBA tha se gjeti rastet e para në botë të COVID-19 te dreri i egër në Ohio, duke zgjeruar listën e kafshëve që dihet se kanë rezultuar pozitive për sëmundjen.
Zbulimi u bazua në mostrat e mbledhura nga dreri disa muaj përpara se varianti Omicron me mutacion të madh të shfaqej për të zëvendësuar variantin e mëparshëm dominues Delta te njerëzit anembanë botës, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











