Autotech
Zbulohet çmimi i Mercedes GLS të ri
Mercedesi ka hapur librin e porosive për SUV-in e tij më prestigjioz, GLS të ri.
Për GLS-në e re është përfolur shumë dhe ka marrë shumë përshkrime, por më i miri është ai i cili e quan S-Class në mesin e SUV-ëve. Po ashtu, për shumicën e njerëzve, S-Class është modeli më i mirë.
Për tregun evropian, Mercedes GLS i ri do të jetë në dispozicion në version 350d me motor 2.9-litër me gjashtë cilindra e kapacitet prej 286 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë arrijë për 7 sekonda dhe atë maksimale deri në 227 km/h. Po ashtu, shpenzon karburant mesatarisht 7.6-7.9-litër në 100 km, si dhe çmimi i tij fillestar do të jetë mbi 85 mijë euro.
Versioni më i fuqishëm, 400d, do të ketë motor të njëjtë sikurse 350d por me kapacitet prej 330 kuajfuqi. Shpejtësinë deri në 100 km/h mund ta arrijë për 6.3 sekonda dhe atë maksimale deri në 238 km/h.
Po ashtu, shpenzon karburant njëjtë sikurse 350d por çmimi i tij fillestar është mbi 90 mijë euro.
Oferta standarde për GLS-në e re përfshin 7 ulëse dhe me një pagesë shtesë, një ulëse mund të hiqet dhe të krijohet hapësira për një kolltuk individual.
Konzola e zgjeruar në pjesën e pasme kushton 2.118 euro, sistemi MBUX Infotainment me dy ekrane për ulëset e pasme kushton 2.796 euro shtesë, ndërsa ulëset e përparme me masazh kushtojnë 4.742 euro.
Gjithashtu, GLS i ri mund ta modifikoni edhe me paketën e AMG-së për 4.284 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant? Çmimi i karburantit në Zvicër është rritur pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit... -
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane -
Kush po udhëheq luftën në Zvicër kundër propozimit kundër emigracionit? -
Familjet në Zvicër kërkojnë mbrojtje më të mirë të mediave sociale -
Zvicër: Telefonat e emergjencës në rrugë mund të hiqen











