Shqipëria

Zbulohet rasti: Arrestohet nusja që helmoi vjehrrën

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë bërë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës

Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje që ka ndodhur më 30 prill të këtij viti.

Në zonën e njohur si “Ish-frutikultura” në Kamzë u gjet e pajetë në banesën e saj 48-vjeçarja me iniciale L.L. Fillimisht u mendua për një vetëvrasje, por nga hetimet e thelluara rezultoi se ajo ishte vrarë.

Autore e dyshuar e vrasjes ishte Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, përcjell albinfo.ch.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë bërë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës. Në dijeni të ngjarjes kanë qenë edhe Agim Lami, bashkëshorti i viktimës, Arben Saliu (kushëriri i Agimit) dhe Hysen Shehu, por ata nuk kanë kallëzuar duke e fshehur ngjarjen.

Në pranga u vunë Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest në Burg” e akuzuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”.

U arrestua edhe Agim Lami, 50 vjeç, Hysen Shehu 45 vjeç dhe Arben Saliu, 41 vjeç, të gjithë banues në Tiranë të akuzuar për “moskallëzim krimi”.