Kosova
Zbulohet shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova në Pejë
Në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është zbuluar të shtunën në Pejë shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova, përcjell albinfo.ch.
Rugova vlerësohet prej figurave që kontribuoi për Pavarësinë e Kosovës.
Të pranishëm ishin figura të njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtarë të familjes Rugova si dhe qindra qytetarë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se me shtatoren e Rugovës po nderohet Republika e Kosovës.
Ai tutje është shprehur se LDK-ja, si familje e tij politike, është përherë krenare me të parin e saj historik, idetë dhe vizionin e tij.
“Në këtë të ditë të bekuar, presidenti Rugova ashtu siç ishte i skalitur përgjithmonë në zemrën e çdo shqiptari, po përurohet i skalitur në bronz në qytetin ku e ka përfunduar shkollimin e mesëm. Në vizionin e tij ne edhe sot gjejmë rrugën drejt integrimit euroatlantik dhe marrëdhëniet me shtetet aleate. Me përurimin e shtatores në Pejë po nderojmë Republikën pasi Republika dhe Rugova janë një”, ka thënë Abdixhiku.
Ndërsa, i biri i i presidentit Rugova, Uka ka thënë se kjo është ditë e veçantë për familjen e tyre.
“Kjo ditë e cila shënon edhe përvjetorin e njohjeve formale të shteteve për Kosovën, është ditë e veçantë për familjen tonë. I uroj qytetarët e Pejës për këtë shtatore të cilën do ta gëzojnë. Zoti ju bekoftë të gjithëve, por mbi të gjitha i bekoftë aleatët e Kosovës, SHBA-në dhe shtetet evropiane”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












