Shqipëria
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë
Veriu i Shqipërisë përfaqëson një kombinim unik të natyrës së mrekullueshme, traditës, historisë dhe kulturës. Kjo zonë po tërheq gjithnjë e më shumë interes, jo vetëm mes vizitorëve që kërkojnë aventura dhe përvoja autentike, por edhe tek investitorët që e shohin si një mundësi strategjike për zhvillim të qëndrueshëm. Falë bukurive të saj dhe mundësive të shumta që ofron në çdo stinë të vitit, veriu po kthehet në një destinacion me potencial të lartë turistik dhe ekonomik. Vitet e fundit janë bërë përmirësime të ndjeshme në infrastrukturë dhe po zhvillohen projekte ambicioze që tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve vendas dhe të huaj.
Natyrë e paprekur, biodiversitet i pasur
E gjithë zona e veriut të Shqipërisë ofron një kombinim të veçantë të plazheve me rërë të zezë kurative, lumenjve, liqeneve të kristalta apo kurorës së maleve dhe zonave e shtigjeve ende të paprekura. Liqeni i Komanit, lumi i Shalës, zonat malore si Thethi e Valbona, janë ideale për të shijuar natyrën, për alpinizën, apo momente qetësie në ajër të pastër. Ndërsa parku natyror Kune-Vain- Tale që përfshin ishullin e Kunës, lagunën e Kune Vainit, pyjet përreth dhe disa ekosisteme në afërsi, është një zonë që karakterizohet nga bimësia e lartë dhe biodiversiteti i pasur me rreth 277 lloje bimësh dhe 341 specie të ndryshme shpendësh, zogjsh, amfibësh dhe peshqish.
Pozicioni strategjik
Me një pozicion gjeografik të favorshëm, e gjithë zona ofron qasje të lehtë me Malin e Zi, Kosovën dhe rrugët kryesore drejt Tiranës apo Durrësit. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës dhe ai i Kukësit janë një tjetër një tjetër nyje lidhëse që e bën edhe më të afërt distancën me shtete të ndryshme europiane e më gjerë. Distancat e afërta dhe lehtësirat në aksesueshmëri falë përmirësimit të infrastrukturës e kanë kthyer veriun në qendër të vëmendjes si për turizëm ashtu edhe për investim.
Trashëgimi e pasur historike dhe kulturore
E gjithë zona dallohet për trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike, me kështjella, manastire dhe fshatra autoktonë që ruajnë ende me krenari zakonet dhe ritualet e vjetra karakteristike të veriut të Shqipërisë. Mikpritja dhe besa, dy shtylla të identitetit shqiptar, vijojnë të mbeten të gjalla në çdo familje, të trashëguara me përkushtim brez pas brezi.
Nderkohë trashëgimia shpirtërore dhe kulturore e veriut është vlerësuar edhe në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, UNESCO ka përfshirë në mbrojtje Xhubletën, veshjen tradicionale të grave të veriut, të punuar me dorë dhe të njohur për formën e saj të valëzuar në trajtë zileje.
Gjithashtu, një vit më parë, K’cimi i famshëm i Tropojës është shpallur pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit nga UNESCO. Kjo valle ritmike përbën një element të rëndësishëm të identitetit kulturor të zonës dhe interpretohet në ngjarje të veçanta ceremoniale e shoqërore, si dasma, fejesa dhe festa tradicionale.
Aventurë dhe turizëm aktiv
Veriu ofron mundësi të pafundme për sporte ekstreme dhe aventurë, përfshirë hiking, rafting në lumenjtë e rrëmbyeshëm, ngjitje malore apo ciklizëm. Një nga itinerarët më të famshëm në zonë është, kalimi nga Valbona në Theth i cili tërheq çdo vit mijëra vizitorë vendas e të huaj, të apasionuar pas turizmit aktiv.
Zonë me potencial të lartë zhvillimi
E gjithë zona e veriut të Shqipërisë zotëron potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, veçanërisht atij malor dhe kulturor, forma të turizmit gjithëvjetor që ofrojnë përvoja unike dhe të larmishme për vizitorët.
Destinacione si Tale, Lezha dhe Shëngjini, po tërheqin çdo vit një numër gjithnjë në rritje turistësh dhe paraqesin mundësi të mëdha për investime strategjike në infrastrukturë dhe projekte turistike. Këto zona kombinojnë natyrën e paprekur, aventurën, kulturën dhe trashëgiminë, duke u shndërruar në pika kyçe për zhvillime moderne dhe turizëm të qëndrueshëm.
Investimet dhe zhvillimet e fundit kanë sjellë një frymë të re në rajon, duke e kthyer atë në një destinacion dinamik dhe të gjallë, ku bukuria natyrore dhe traditat lokale shfaqen në harmoni me infrastrukturën moderne dhe mundësitë për një turizëm gjithëpërfshirës.
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













