Lajme
Zbutet detyrimi për maska në Pallatin Federal të Zvicrës
Parlamentarët dhe këshilltarët federalë do të lejohen të heqin maskën kur të jenë prapa xhamave të pleksiglasit
Detyrimi i rreptë për bartje të maskës në Pallatin Federal do të zbutet për seancën e verës. Nga e hëna, parlamentarët dhe këshilltarët federalë do të lejohen të heqin maskën kur të jenë prapa xhamave të pleksiglasit, raporton srf.ch.
Kjo rregullore zbatohet si për dy dhomat e Parlamentit ashtu edhe për dhomat e mbledhjeve, ka njoftuar administrata parlamentare. Restoranti parlamentar “Galerie des Alpes” do të rihapet gjithashtu të hënën.
Ashtu si në seancën e fundit, anëtarët (deputetët) e Dhomës Nacionale dhe asaj të kantoneve mund të testohen vetë një herë në javë. Testet janë vullnetare, por “rekomandohen fuqimisht”.
Nga 21 qershori, pas seancës, do të hyjnë në fuqi relaksime të mëtejshme: do të lejohen përsëri turne speciale me maksimum 50 persona. Vizitat në ndërtesën e parlamentit kanë qenë të mundshme që nga 7 maj.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it Rreth 20 nxënës nisin mësimin në gjuhën shqipe, theksohet rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar... -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi -
Zvicër
Cendrine Berisha, nga Zvicra drejt botës së modës
Jeta në Zvicër
-
SBB paralajmëron: Rrjeti hekurudhor zviceran është i vjetëruar SBB: "Nevojiten më shumë fonde federale për mirëmbajtje. Pa masa, ka rrezik që të zhvillohen kushte... -
17 vjeçari nga Berna vdes pas rënies nga shkëmbi në lumin Verzasca -
Nënë e bijë vriten në Urnäsch (AR) -
Shaqiri, lojtari më i mirë i Superligës, Xhaka për të katërtën herë më i miri i Kombëtares -
Azilkërkuesit sirianë mund të kthehen përsëri në shtëpi nga Zvicra












